Shenime jo shume logjike prej Antikrishtit

Shenime jo shume logjike prej
Nje film per pafuqine e sa krijesave per te korrigjuar sadopak fatalitetet qe i kane vene perpara.

Fara e jetes

Pse ndryshojne gjinite kaq shume nga njera-tjetra? Kane qene kaq larg sa na duken shpesh sot burri nga gruaja ose jetojme ne nje kohe te tille perseri, me burrin gjahtar dhe gruan te vatra e familjes.

Mashkulli qe hedh faren dhe vazhdon rrugen, me i forte, me i ditur, me i sigurt se ajo qe ka lene ne shtepi te rrise pjellen e informacionit te vet te pasur e te moçem Po perse eshte i perbashket femija, kur ai teorikisht mund te rritet ne vatren familjare vetem me ngrohtesine e nenes?

Prej ADN qe hodhi gjahtari? Por edhe kjo teorikisht mund te merret nga epruveta, madje ndonje dite mund edhe te arrihet qe vete sperma te mos jete me mashkullore por ndonje produkt i rafinuar prej informacioni gjenetik thjesht femeror.

Ndoshta utopia me e bukur per levizjet feministe.
eshte vertet nje perfytyrim i çuar ne skaj, megjithate zhvillim logjik i nje situate kur femija rritet pa dashurine e njeres pale qe e ka prodhuar, siç ndodh rendom ne jete, zakonisht te pales mashkull.

Burri ne kerkim te ushqimit, por jo vetem kaq, shume me teper se kaq. Burri ne kerkim te gjahut ne te gjitha kuptimet qe ngerthen kjo fjale, gjahu si ushqim por edhe si defrim, gjahu si loje, si imponim ndaj meshkujve te tjere ne shoqeri, d.m.th. gjahu si grumbullim preje dhe pushtet.

Gruaja prane vatres ben gjithçka qe i nevojitet femijes, ndonjehere edhe te pamunduren, sikur tenton qe te behet dy, t'i jape femijes dashuri sa per dy, edhe te burrit qe ka dale.

Pastaj nje dite lodhet nga kjo situate qe perseritet vazhdimisht, madje vjen duke u perkeqesuar, dhe fillon e shfren duke molloisur me shoqet, shton thashethemet e kur i jepet rasti edhe e tradhton ate qe i kishte premtuar shume me teper ne kohen kur e dashuroi aq fort sidomos ne çastin sublim kur i kalli faren e jetes. Hakmerret me menyrat e saj te fshehta ndaj botes mashkullore.

Mashkulli qe ka dale nga shtepia mund te beje nje gje te rendomte si te shkoje ne klubin me te afert, te shohe ndeshjen e futbollit e te pije kater-pese birra, por edhe diçka te sofistikuar, sikurse te zhvilloje nje program te ri ne fushen e biologjise molekulare ose te perkthimit elektronik. Ne thelb nuk ka ndonje ndryshim ne aspektin e daljes jashte nga shtepia dhe lenies vetem te femijes.

Bile vete kam me pak gerdi per ata qe rrine kater pese ore para ndeshjeve te futbollit (me perjashtim te atyre qe rrahin grate kur u ka humbur skuadra e bastit), sesa per te tjeret qe ta rrokanisin koken me 4-5 oret e tyre teorike, parlamentare ose ne talk-show.

Trembem kur e gjej edhe veten ne keto modele.
Vertet, pse linden kaq shume femije, kur ata lihen pastaj vetem? Nga njera pale zakonisht, por edhe nga dy palet jo rralle.

Femija ka tmerresisht nevoje per dashuri, te paster jo te shtire, te vetvetishme, qe te rritet i shendetshem. Sepse ne bibel e ne kuran thuhet qe shtohuni e shumohuni? Apo pse edhe ate pune njeriu e ben pa u menduar gjate per pasojat sikurse edhe shume pune te tjera ne jeten e tij te shkurter?

Seksi dhe qyteterimi

Mos kemi nje çkoordinim te madh ne kete çeshtjen e seksit?


Aq sa nuk dime, e kemi per ta perdorur apo na perdor ai? Programimi natyral na thote qe ta perdorim pa kufi e sa here te kemi qejf, planifikimi shoqeror-fetar na thote ta futim e ta disiplinojme ne kanale bukur te percaktuara.


Bota mondane, ajo e televizionit dhe e biznesit kerkon te na erotizoje nga mengjesi deri naten vone, shkolla, konferencat shkencore dhe veshtrimet dyshuese te komshiut na kujtojne qe farerat e teperta i kemi per brenda mureve te familjes. Kush eshte i zoti te koordinohet ne kete kaos dhe te thote se ka gjetur harmonine me natyren dhe shoqerine? Genjeshtaret, po.


Ka ecur seksi bashke me shoqerine njerezore, me ngritjen e qyteterimit? Perfytyrimi i seksit si diçka qe ecen eshte ne te vertete komik. Pyetja duhet bere ndoshta nese ka ndryshuar, sepse nje gje kaq e madhe sa qyteterimi nuk mund ta lere edhe kete aspekt pa e prekur. Si e sa ka ndryshuar? Kujt i jemi afruar duke u larguar nga shtazet e natyres se lire, kafsheve shtepiake?


Mos o Zot. Ne te vertete duket sikur ne qyteterimin tone seksin e kemi ndrydhur me njeqind menyra, ashtu sikurse e nxitim me njeqind menyra te tjera, pyesni vetem pergjegjesit e televizioneve, konceptuesit e reklamave dhe ideatoret e modes.


A ka te beje gjithe kjo industri, sigurisht rrjedhoje e qyteterimit modern, me hedhjen drejt te fares, me lindjen e atij fryti qe siç e pame, ose siç pyetem me lart, kerkonte aq shume dashuri?


Aq sa kane te bejne yjet ne qiell me getat prej najloni te zi, ose lianet e xhungles me kravatat e menaxhereve. Ajo lindi vetem pse njerezimi kaloi neper shekuj te tere kuvendesh e seminaresh, shtetesh fetare dhe kontratash martesore. Apo nuk qe keshtu?


Antikrishti

"Antikrishti", filmi me i fundit i regjisorit danez Lars von Trier, i cili po shfaqet keto dite ne Tirane, niset nga nje episod i thjeshte qe duhet t'u kete ndodhur shume familjeve fatkeqe: humbja e femijes se vogel nga pakujdesia.


Por nje hap i gabuar i femijes ne dritaren e hapur te katit 15 ose 20, shpalon nje numer hapash te gabuara qe kane hedhur me te prindet, sidomos babai, edhe me te gabuara do te hedhin, kur ky, psikolog me profesion, perpiqet te marre ne dore dhe te administroje deshperimin e nenes, qe kalon ne nje semundje pa kthim. Sa me shume sofistikohen akrobacite teorike te mashkullit aq me shume shikon femra tek ai fajtorin per gjithçka ka ndodhur dhe aq me violente behet ndaj tij.


Derisa hakmarrja e saj ngjan me torturat e llahtarshme mesjetare, per te cilat dikur pati shkruar edhe nje disertacion. Dhe ai perdor me ne fund ate qe ia ka dhene natyra, epersine fizike per ta asgjesuar dhe shpetuar veten. Me kot.


Skenat seksuale ne film mund te quhen pornografike, mirepo per çudi nuk kane erotike brenda, ose kane e shumta vetem ne skenen e pare, deri kur femija hedh hapin e gabuar drejt vdekjes. Me pas seksi eshte si nje ndeshkim ose mallkim per dy qenie qe s'kane pse e perdorin me. Te pakten siç e kupton dhe e likuidon gruaja.


Nje meditim i jashtezakonshem per dashurine, frytin e saj, familjen. Per sa e sa lidhje te deshtuara njerezore qe nxjerrin ne rruget e botes fatkeqinj. Per femra fare prane natyres dhe meshkuj intelektuale qe te vjen t'i zesh me dacka per budallallekun e tyre denatyror. Per pafuqine e kushedi sa krijesave per te marre ne dore ose qofte dhe per te korrigjuar sadopak fatalitetet qe i ka vene perpara.


Ky eshte nje interpretim i filmit nder disa te tjera qe ai mund t'i lere hapur. Vete Lars von Trier ne nje interviste per "Antikrishtin", qe u prezantua ne edicionin e vjetshem te Festivalit te Kanes, thote se eshte nje film qe nuk ndjek ndonje rregull, nje film "jo shume logjik, me gjera te cilat nuk mund t'i shpjegoj... bile mundohem te mbroj gjera te cilat vete nuk mundem t'i besoj... Veç se filmi me beri pak me te mençur dhe me lehtesoi ne mes te nje depresioni."


Duket ne te vertete pune e kote t'u japesh te tjereve interpretime te gatshme, sidomos mbi nje veper qe ka arritur brenda dy oresh te perqendroje kaq shume meditim mbi dashurine, familjen, vdekjen, me gjuhen e vet qe eshte thjesht gjuha e filmit. Por nuk mund te rrija pa i ndare me dike mendimet, sidomos pyetjet e shumta qe me ngjalli ose me ringjalli "Antikrishti".

Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama