Shenjat e këmbëve të Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin janë akoma të dukshme në Hënë. Një foto e re e kapur nga NASA tregon një pamje të qartë për rrugëtimin e Apollo 11 mbi sipërfaqen e satelitit të Tokës. Në foto tregohet vendndodhja e ekuipazhit, anijes dhe kamerës që ka fiksuar vizitën e 20 korrikut 1969. Fotoja është kapur nga “Lunar Reconnaissance Orbiter”. Ajo është marrë nga 24 km mbi sipërfaqe. NASA e përshkruan këtë pamje si më të bukurën e aventurës së parë të njeriut në një botë tjetër. Nga vitit 1969 deri në 1973, Nasa ka ndërmarrë gjashtë misione në Hënë.