Shenoi golin e fitores Vila Lot gezimi fati ishte me mua (VIDEO)

Shënoi golin e fitores, Vila: Lot gëzimi, fati ishte me mua (VIDEO)

Një nga më të kritikuarit te Partiza ni, pasi pritej të bënte diferencën. Dje në Korçë, në ndeshjen e sezonit, tregoi se vlen. I emocionuar, pasi fati është treguar kapriçoz me të gjatë këtij sezoni, ku Emiljano Vila ka pasur edhe ulje-ngritjet e tij në fushë, por që dje ndoshta ka shënuar golin më të rëndësishëm për Partizanin në këtë sezon futbollistik.

Untitled-13Në fazën e tretë, lojtari humbi një 11-metërsh ndaj Skënderbeut, çka u dha mundësinë korçarëve që të barazonin, ndërsa dje goditi dy shtyllat.

Por, në fund, gjithçka u shpërblye për mesfushorin, i cili për "Supersport" ka deklaruar: "Jam përlotur pas ndeshjes që kemi luajtur në 'Qemal Stafa', pasi ne luajtëm për 90 minuta dhe në fund fati ishte me Skënderbeun, ashtu siç kam bërë edhe sot.

Por, sot ndodhi e kundërta dhe fati më buzëqeshi mua dhe shokëve të skuadrës", ka thënë Vila, i cili tregon edhe ato që mendoi pasi goditi shtyllën.

"Të them të drejtën, mendova që 'edhe sot qenkam i pafat', por Zoti është i madh dhe në minutat e fundit u shpërbleva", ka vazhduar lojtari, i rikthyer në merkaton e janarit tek të kuqtë.

Dëshira - I pyetur se si do të dëshironte të përfundonte ndeshja mes Bylisit dhe Flamurtarit, Vila ka thënë: "Normalisht që shpresoj të fitojë Bylisi, pasi ne do të luajmë në Tiranë me Teutën, por edhe me mendjen te qyteti i Vlorës.

Por, sido që të shkojë ndeshja e fundit, ne e treguam sot se jemi një ekip i denjë në garën për titullin kampion", ka vazhduar mesfushori i të kuqve, që gjithashtu thotë se në futboll gjithçka është e mundur.

"Javën e shkuar ne kemi humbur ndaj Bylisit në shtëpi dhe deri ditën e ndeshjes nuk kemi qenë në gjendje të mirë, por e treguam që edhe me kokën ulur, ne jemi një skuadër, e cila di të fitojë dhe të luftojë deri në fund duke mos u dorëzuar në asnjë moment për titullin kampion", ka mbyllur Vila.

Partizani do të pushojë gjatë ditës së sotme, ndërkohë që lojtarët do të jenë të përqendruar te takimi që do të luajë Bylisi dhe Flamurtari, ku normalisht do të bëjnë tifo për ballshiotët, në mënyrë që vlonjatët të jenë të detyruar të fitojnë në takimin e fundit që do të luajnë në shtëpi ndaj Skënderbeut.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama