Lajme të mira për ata që e duan sheqerin. Kërkuesit shkencorë kanë zbuluar se nuk është aspak e vërtetë se sheqeri na bën keq. Ai produkt ushqimor ndaj të cilit shpesh ishte vënë bllokadë, po kalon një 'proces të lavdishëm rehabilitimi'. Sot gjërat po ndryshojnë megjithatë duhet patur kujdes në sasinë e konsumimit të sheqerit, pasi mund të merren kilogramë të padëshiruar. Po ashtu sheqeri i tepërt sjell problemin e karies te dhëmbët, por nuk shkakton aspak diabetin. Konsumimi i sheqerit natyral është shumë më i mirë se të gjithë ëmbëlsuesit e tjerë që kanë në bazën e tyre përbërës kimikë dhe artificialë.
I shëndetshëm dhe natyral
Ky sllogan ka tërhequr mjaft kompani që ta përdorin sheqerin natyral për pijet dhe ushqimet që prodhojnë. Sheqeri natyral është më i shëndetshëm se ëmbëlsuesit artificialë.
Cfarë ndodh me linjat?
Nëse konsumoni ushqime me ëmbëlsues artificialë ju shtohet gjithnjë e më tepër dëshira për të ngrënë ëmbëlsira. Ushqimet me sheqer natyral, nëse konsumohen në sasi të moderuar, do ju mbajnë peshën nën kontroll pa ju shtuar dëshira të cmendura dhe të papërmbajtura.