Sherbimet britanike Duam hakera interneti

Sherbimet britanike: Duam hakera interneti
Shërbimet e inteligjencës britanike kanë hapur në internet një konkurs me qëllim tërheqjen e talenteve të reja që do të shërbejnë në të. Sipas agjencisë së lajmeve “BBC”, nga ana e shërbimeve britanike është bërë e ditur se personat të cilët do të arrijnë të arrijnë të zbërthejnë një faqe të koduar, do të mund të bëhen pjesë e tyre. Një mënyrë e tillë është zgjedhur me qëllim që të arrihet tek persona që përdorin internetin dhe janë të aftë të thyejnë edhe kodet më të vështira. Kjo bën që edhe njerëz që më parë nuk arriheshin, të mund të zbulohen. “Bëhet fjalë për një fushatë të veçantë, pasi kështu mund të gjejmë persona të cilët nuk mund t’i tërhiqnim me metodat e zakonshme te punesimit te sherbimit inteligjent, – ben te ditur zedhenesi i organizates britanike. Por ne kete menyre, te gjithe personat qe perdorin internetin, do te jene te arritshem.

Aftesite e tyre mund te jene te pershtatshme per punen tone dhe ata ende nuk e kuptojne se si mund t’i aplikojne keto aftesi per te punuar per ambientin, vecanerisht ne nje hapesire ku mund te kontribuojne shume”. Konkursi nisi ne menyre te fshehte me 3 nentor dhe do te vazhdoje deri me 12 dhjetor. Organizata britanike e sherbimit inteligjent tha se personi i cili arrin te gjeje kodin, do t’u jepet nje fjalekalim per te hyre me pas ne faqen e internetit qe merret me aplikimet per pune.

Gjithashtu u deklarua se nuk e konsiderojne problem faktin se pergjigjja mund te perhapet ne internet. Kjo per faktin se me pas do te kete faza te tjera kualifikimi. Gjithashtu thuhet se cdo aplikues duhet te jete shtetas britanik. Nje levizje e tille e sherbimit inteligjent britanik u nenkuptua dy muaj me pare kur kryeministri David Kameron foli lidhur me raportin vjetor te Sherbimit te Sigurise dhe Inteligjences. Ne te u ngrit shqetesimi se kjo qender kishte probleme per te siguruar nje staf te afte ne drejtim te specialisteve te internetit, per t’iu pergjigjur keshtu kercenimeve nga hakerat.

Ai tha se qeveria do te mbeshteste nismat qe promovonin karrieren perms internetit. Si rrjedhoje, qeveria deklaroi javen e kaluar mbi krijimn e nje departamenti ne sherbimin e inteligjences. Njesia e Perbashket do te perqendrohet ne zhdukjen e kercenimit ne rritje te sulmeve ne internet nga krimi i organizuar, terroristet, shtetet te tjera apo haktivistet. Mesohet se kjo eshte hera e pare qe kjo organizate vepron per te gjetur persona me aftesi te tilla. Sidoqofte, sherbimi inteligjent edhe me pare ka perdorur forma te cuditshme rekrutimi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama