Mënyrat “paranormale” të hetimit
Shumë projekte të bëra publike dëshmojnë se shërbimet sekrete kanë ngritur grupe pune që kanë studiuar hipnozën, kanë përdorur objekte studimi, të cilëve u kanë injektuar drogëra të ndryshme për të parë reagimet dhe dobësinë e subjekteve në gjendje të caktuara. Një prej këtyre ishte projekti “Artichoke”, i cili mblodhi bashkë divizionet e inteligjencës të ushtrisë, marinës, forcave ajrore dhe FBI-së. Qëllimi i projektit është theksuar në një memo që daton në janar 1953, ku thuhet, “A mund të arrijmë të kontrollojmë një individ deri në pikën, ku ai do zbatojë urdhrat tonë kundër dëshirës së tij dhe kundër ligjeve themelore të natyrës, siç është ruajtja e vetes?
Parashikuesit
Informacionet se disa vende përdorin parashikues dhe persona me aftësi për të lëvizur gjërat me mendje ishin të vagëta në SHBA, prandaj CIA vendosi të hetonte për të parë sesa e mundur ishte një gjë e tillë. Janë krijuar shumë programe në vite të ndryshme, një pjesë e tyre tani janë hapur për publikun, për të bërë kërkime në këtë fushë. Konkluzionet paraqiteshin në çdo mes viti para Senatit dhe rezultatet mbaheshin sekrete nga “parashikuesi”. Mendohej se nëse “parashikuesit” i tregohej se ato që parashikimet e tij nuk ishin të sakta mund të dëmtonte vetëbesimin dhe aftësitë e tij. Kjo ka qenë një procedurë veprimi standarde për vite të tëra në ushtri dhe në programet e parashikimit brenda vendit. Reagimet e çdo lloji kundrejt parashikuesit ishin shumë të rralla. Zakonisht, këto persona me shqisa të veçanta përdoren për të dalluar ngjarjet aktuale, por gjatë aplikimeve ushtarake apo të inteligjencës në vend, parashikuesit pretendonin se mund të ndjenin gjërat që do ndodhnin në të ardhmen. Projekti i parë për parashikimin e ngjarjeve, i financuar nga CIA ishte projekti “Cassandra”. Me ndihmën e agjentëve të dezertuar sovjetikë dhe operativëve të CIA-s, faza e parë e projektit ishte për të gjetur individë që kishin aftësinë për të parë ngjarjet që ndodhnin në një vend tjetër. U bë një farë progresi, por projekti u anulua si i paparashikueshëm. Projekti rinisi prapë në “Los Alamos National Laboratory” dhe u zhvendos tek skemat e modeleve matematikore dhe përdorimin e metodave deduktive. Më vonë u shtua dhe forca kompjuterike dhe së bashku me përdorimin e programimit gjenetik, projekti arriti të krijonte disa modele të sakta.
Besueshmëria tek metodat paranormale
Si me gjithë informacionet e tjera të inteligjencës, edhe rezultatet e arritura nga parashikimi duhet të verifikohen me anë të burimeve të tjera. Informacione të tilla nga burime që mund të konsiderohen paranormale, nuk merren asnjëherë si të vërteta pa u verifikuar. Sipas dokumenteve të bëra publike nga këto projekte, në konkluzionet e parashikimeve, personat përkatës ishin të saktë në 20 përqind të rasteve dhe e kishin gabim 80 përqind të rasteve. Një studim i kryer nga profesoresha Jessica Utts dëshmoi një efekt mjaft domethënës sepse subjektet me prirje paranormale qëndronin 5-15 përqind mbi shanset e parashikuara edhe pse raportet e këtyre subjekteve përfshinin një sasi të madhe informacioni të pasaktë.
Parashikimi
Janë krijuar shumë programe në vite të ndryshme, një pjesë e tyre tani janë hapur për publikun, për të bërë kërkime në fushën e parashikimit, në funksion të shërbimeve sekrete. Konkluzionet paraqiteshin në çdo mes viti para Senatit dhe rezultatet mbaheshin sekrete nga “parashikuesi'.
Studimi
Sipas dokumenteve të bëra publike nga projektet ku janë përdorur persona me aftësi për të parashikuar, në konkluzionet e parashikimeve, personat përkatës ishin të saktë në 20 përqind të rasteve dhe e kishin gabim 80 përqind të rasteve.
MKDELTA
Ky ishte një operacion për kontrollin e mendjes i përdorur nga CIA. Operacioni përfshinte përdorimin e lëndëve biokimike dhe veprime klandestine. Fillimisht në këtë operacion përdoreshin substancat e ndryshme, si ndihmë për të ecur përpara me hetimin e personave.
Varësia
Një metodë tjetër hetimi ishte eksperimentimi me personat e varur nga lëndët narkotike. Për këtë qëllim u përdor hipnoza, varësinë e detyruar nga morfina, si dhe përdorimin e substancave të tjera, ndër metodat e marrjes në pyetje.
MKULTRA
Projekti "MKULTRA" ishte emri i koduar i një programi kërkimor të
CIA-s për kontrollin e mendjes, i zhvilluar nga Zyra e Inteligjencës Shkencore. Programi nisi në fillim të viteve 1950-a dhe përdori qytetarët amerikanë si subjekte testimi.
Të dhënat e publikuara dëshmojnë se ky projekt përfshinte përdorimin e shumë drogave, si dhe metodologji tjera për të manipuluar gjendjet mendore të individëve, apo për të ndryshuar funksionin e trurit.
Metodat e pazakonta të hetimi
Shkencëtarët gjermanë SS
I bindur se shkencëtarët gjermanë do të ndihmonin SHBA-në, presidenti Harry Truman ra dakord në shtator 1946 të autorizonte projektin "Paperclip". Ky program synonte të merrte në SHBA shkencëtarë gjermanë të zgjedhur, të cilët do të punonin për Amerikën gjatë Luftës së Ftohtë. Më i famshmi i këtyre shkencëtarëve ishte Warner Von Braun, njeriu që ishte truri i krijimit të fotove të hënës, si dhe anëtar i shumë organizatave naziste. Ai gjithashtu kishte një rang të lartë në "SS".
Dosja e tij e hershme e inteligjencës e përshkruante si një "rrezik të sigurisë". Presidenti Truman kishte kërkuar që shkencëtarët gjermanë të mos ishin të përzier me nazizmin dhe fillimisht mendohej që ata të qëndronin për një kohë të shkurtër, por duke parë njohurinë dhe ekspertizën e tyre, Departamenti i Luftës vendosi t'i mbante. Në vitin 1958, ky operacion ishte informacion i zakonshëm për të gjithë dhe madje është përmendur hapur në një artikull të revistës "Time".
Individë me aftësi paranormale
Projekti "Cassandra" është një term arti i përdorur për të përshkruar një projekt parashikimi të financuar nga CIA apo agjenci të tjera inteligjence.
Me asistencën e sovjetikëve dhe operativëve të CIA-s, faza fillestare e projektit ishte të zbuloheshin dhe trajnoheshin individë, të cilët kishin aftësinë për të lëvizur gjërat me shikim. U bë progres, por projekti u braktis, i cilësuar si shumë i paparashikueshëm.
Kontrolli i mendjes
Ky ishte një operacion për kontrollin e mendjes i përdorur nga CIA. Operacioni përfshinte përdorimin e lëndëve biokimike dhe veprime klandestine. Fillimisht në këtë operacion përdoreshin substancat e ndryshme, si ndihmë për të ecur përpara me hetimin e personave. Një procedurë speciale e krijuar nga "MKDELTA" u krijua për të kontrolluar përdorimin e materialeve të "MKULTRA" jashtë vendit.
Shërbimet sekrete më të famshme në botë
CIA
Themeluar: 1947
Emri: Central Intelligence Agency (Agjencia Qendrore e Inteligjencës)
Vendndodhja: SHBA
MI6
Themeluar: 1909
Emri: Military Intelligence, Section 6 (Inteligjenca Ushtarake, Seksioni 6)
Vendndodhja: Britani e Madhe
GRU
Themeluar: 1918
Emri: Glavnoje Razvedyvatel’noje Upravlenije (Agjencia e Inteligjencës)
Vendndodhja: Rusi
DGSE:
Themeluar: 1982, zëvendësoi shërbimin e vjetër të Inteligjencës
Emri: Direction Générale de la Sécurité Extérieure (Agjencia e Sigurisë së Jashtme)
Vendndodhja: Francë
ISI
Themeluar: 1948
Emri: Ndër-Shërbimet e Inteligjencës
Vendndodhja: Pakistan
BND
Themeluar: 1956, zëvendësoi agjencinë e vjetër
Emri: Undesnachrichtendienst (Shërbimi Federal i Inteligjencës)
Vendndodhja: Gjermani
Mossad
Themeluar: 1949
Emri: Mossad (Instituti i Inteligjencës dhe Operacioneve Speciale)
Vendndodhja: Izrael
R&AW
Themeluar: 1986
Emri: Resesarch and Analysis Wing (Dega e Kërkimeve dhe Analizës)
Vendndodhja: Indi
ASIS
Themeluar: 1952
Emri: Australian Secret Intelligent Service (Shërbimi i Fshehtë i Australisë)
Vendndodhja: Australi
CSIS
Themeluar: 1984
Emri: Shërbimi i Inteligjencës së Kanadasë
Vendndodhja: Kanada
Eksperimentet e CIA-s
CIA ka kryer shpeshherë eksperimente apo projekte, të cilat më pas janë hapur për publikun. Disa janë projekte që kanë dalë në shtyp në kohën kur kanë ndodhur, të tjera janë dosje të hapura pasi ka kaluar numri i caktuar i viteve për deklasifikim. Një prej tyre është eksperimenti “MKULTRA”. Projekti “MKULTRA” ishte emri i koduar i një programi kërkimor të CIA-s për kontrollin e mendjes, i zhvilluar nga Zyra e Inteligjencës Shkencore. Programi nisi në fillim të viteve ’50 dhe përdori qytetarët amerikanë si subjekte testimi. Të dhënat e publikuara dëshmojnë se ky projekt përfshinte përdorimin e shumë drograve, si dhe metodologji tjetër për të manipuluar gjendjet mendore të individëve apo për të ndryshuar funksionin e trurit. Por nuk janë vetëm operacionet e CIA-s ato që janë bërë publike. Shumë sekrete janë hapur për publikun pas një numri të caktuar vitesh. Një prej sekreteve të hapur, mjaft interesant, nuk vjen nga SHBA, por nga Britania e Madhe. Shënimet e sekretarit të kabinetit dëshmojnë se Churchill kishte në plan ta ekzekutonte Hitlerin, nëse ky i fundit binte ndonjëherë në duart e forcave aleate.
Është ky një prej sekreteve të zbuluara shumë vite më vonë. Dokumente të zbardhura zbulojnë se Churchill ishte kundër planeve të aleatëve për gjyqet e luftës. Sipas dokumenteve, ai donte të ekzekutonte të gjitha figurat udhëheqëse naziste, duke përfshirë këtu dhe Hitlerin, të cilin e konsideronte si “zembereku i së keqes” dhe një “gangster”. Faktet për urrejtjen e thellë të Churchill ndaj Fyhrerit janë shfaqur nga disa dokumente që janë bërë publike nga Arkivat Kombëtare në Britani. Në shënimet e sekretarit të kabinetit, Norman Book, shfaqen mendimet dhe diskutimet gjatë takimeve më të rëndësishme në kohën e luftës. Kryeministri më pas thekson metodën e tij të preferuar për ekzekutimin e Hitlerit: karrigen elektrike. Ai madje dhe bën shaka me kolegët e kabinetit, duke u shprehur se një të tillë mund ta merrnin hua nga SHBA.
Era e re e CIA-s
Një brez i ri analistësh, i vendosur për t’i tërhequr kolegët e tyre të kohës së Luftës së Ftohtë në botën e shkëmbimit të informacionit me anë internetit, ka krijuar “Intellipedia”, një version i klasifikuar i “Wikipedia”. Sipas këtyre analistëve, Intellipedia po transformon mënyrën se si agjencitë sekrete amerikane trajtojnë informacionet sekrete duke nxitur kështu bashkëpunimin nga Uashingtoni në gjithë botën. Intellipedia u krijua fillimisht në vitin 2006 para syve skeptikë të veteranëve në ndërtesën e CIA-s në Lenglei. Sot Intellipedia ka arritur 900 mijë vepra spiunazhi, rreth 100 mijë përdorues dhe deri në 5 mijë redaktime faqesh në ditë, sipas CIA-s dhe Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. Përkrahësit e kësaj nisme pretendojnë se Intellipedia nuk është vetëm shenjë e ndryshimit në agjenci, por gjithashtu po jep rezultate. Për herë të parë kur u përdor klor në një eksploziv të improvizuar në Irak, dikush krijoi një faqe duke pyetur se çfarë duhet të bëjnë oficerët e inteligjencës për të mbledhur të dhëna nga përdorimi. “23 vetë nga 18 apo 19 lokalitete të botës dhanë përgjigje dhe ne morëm një sërë instruksionesh të përdorueshme brenda dy ditësh”, thotë Tom Fingar, i cili drejtoi Këshillin e Inteligjencës Kombëtare nga viti 2005-2008.