Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, në një deklaratë për mediat ka thënë se spitale duhet të shkojnë drejt shërbimit shëndetësor falas. Por, sipas ministrit për të arritur objektivat, duhet shumë punë. Duke folur në analizën vjetore të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, ministri tha se institucion duhet të jetë paguesi i vetëm i shërbimit. Ai deklaroi se, ndryshimi i qeverive nuk ka sjellë pengesa në punën e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Lidhur me barnat Beqja tha se nuk është cenuar marzhi i tregtimit, sikundër pretendojnë farmacistët. “Rruga për të modernizuar spitalet është e gjatë. Në spitale mungojnë analiza efektshmërie të shërbimeve. Po përgatitemi për kontrata mirëmbajtjeje. Po përfundojmë listën e barnave spitalore”,- tha ministri.