Sherif Merdani nje recital per nostalgjine rinore

Sherif Merdani, nje recital per nostalgjine rinore

E pergjigjen, sipas te gjitha gjasave, e ka dhene po vet, nepermjet kengeve te tij te keputura ne mes, si edhe vete rinia e kengetarit. Shpejt shkon ne vitet '70-te, kur edhe nderpritet karriera e Merdanit. Skenes nuk i ka munguar pas viteve '90-te, ne festivale e spektakle te medha. E rikthimi i bujshem u shenua me "Kenget e Shekullit", ku percolli per te gjithe shqiptaret hit-et e rinise se tij. Por, me nje recital kish dekada qe nuk shfaqej para atyre qe u rriten dhe dashuruan me kengen e tij. E mbremjen e se dieles, vemendja e Elbasanit ishte e drejtuar te Merdani, qe per vite me radhe ka qene mbreti i skenes dhe vijon te jete per shqiptaret.

Para publikut te recitalit te tij, Merdani u shpreh: "Ne burgun e Burrelit, me nje gramafon te vjeter te gjithe ne te denuarit degjonim vetem nje kenge me cifteli. Por, nje nate nga altoparlanti "bastard" degjova nje kenge italiane. Ne ato momente, m'u duk sikur dera e burgut u hap dhe une isha i lire".

Kenga e nenes lindi ne Librazhd

Mbremjen e se dieles, ne recitalin e tij te pas 35 viteve, rrefeu edhe per kengen e nenes. "Isha ne burgun e Librazhdit, kur ishte vetem nena ajo qe me takonte. Biruca e Librazhdit dhe torturat e tmerrshme qe perjetova atje, me kujtonin vec nenen, e cila ishte e vetmja qe nuk me braktisi ne ato kohera", tregon ethshem Merdani.


Nga : Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama