Tensione dhe përplasje tifozësh në stadium. Kështu nisi finalja e Ligës së Europës mes Liverpulit dhe Sevijës.
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamje nga një sherr masiv mes tifozëve anglezë dhe atyre spanjollë në stadiumin "Jakob-Park" të Bazelit.
Fillimisht, video u publikua nga tifozët në rrjetet sociale dhe më pas pamjet u transmetuan edhe në media. Për qetësimin e situatës u desh ndërhyrja e forcave të rendit dhe rojeve të stadiumit.