Sherr per muziken e larte vritet me thike 36-vjecari

Sherr per muziken e larte, vritet me thike 36-vjecari

Sherri mes dy të rinjve, për muzikën e lartë në makinë, ka bërë që njëri prej tyre të vritet me thikë. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ku 36-vjeçari Elton Pojani është zënë me 29-vjeçarin Marjon Tufa. Sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikave, ku për pasojë ka mbetur i plagosur 36-vjeçari Elton Pojani. Ky i fundit është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, por aty ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të rënda. 

 

Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e vrasjes Marjon Tufa i cili dyshohet se e ka qëlluar viktimën me thikë, duke i shkaktuar edhe vdekjen. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama