Sherri Rama-Lubonja Nga fyerjet personale tek akuzat

Sherri Rama-Lubonja: Nga fyerjet personale tek akuzat

“Edhe një Shqip”, është libri më i fundit i gazetares Rudina Xhunga, pas mbylljes së këtij programi në Top Channel. Libri, një publikim i UET Press, përfshin disa nga debatet më të rëndësishme dhe më të zjarrta në këtë emision.

GSH ka publikuar pjesë nga debati mes Fatos Lubonjës dhe Edi Ramës, më 31 maj të vitit 2002. Ishte ky debat që prishi përfundimisht miqësinë e tyre dhe u shoqërua nga akuza të forta dhe fyerje.

 

Fatos Lubonja: Ju vetëm bërtisni dhe nuk i lini njerëzit të flasin, sepse e keni ndërgjegjen të lyer z. Rama, e ke të pistë z. Rama, prandaj nuk lejon njeri të flasë.

Edi Rama: Unë e kam ndërgjegjen të pastër dhe ty të të vijë turp që flet kështu. Ta kam thënë dhe do të ta përsëris: nuk ka as burrë nënë dhe as burrë k… që të më thotë mua që e kam ndërgjegjen të pistë. Dakord?

Fatos Lubonja: Se u bë muhabeti banal këtu. Por ti e ke më shumë se të pistë ndërgjegjen.

Edi Rama: Këto që thua janë të gjitha shpifje dhe thashetheme të Piazza-s, ku ti zhvillon jetën tënde të varfër intelektuale. Hajde me mua në periferi të Tiranës.

Fatos Lubonja: Ti nuk shkon në periferi sepse ti të gjithë fundjavat i kalon në Evropë me paratë e biznesmenëve që të pguajnë udhëtimet.

Edi Rama: Ty të të vijë turp për këto që thua.

Fatos Lubonja: Unë do të dal me ato dokumente bashkë me biletat që të kanë blerë biznesmenët e ndryshëm, mnos ki merak.

Edi Rama: Unë e mbyll bisedën këtu sepse ti përfundimisht je njeri që nuk dëshiron të thuash të vërtetën, je bërë tamam si Gazmend Malaj, që fliste për fantazmat dhe shpirtrat që shpëtonte.

Fatos Lubonja: Sigurisht që e degradove se të dëgjuam pa të ndërprerë dhe fillove vetëm me fyerje dhe arrogancë ashtu siç sillesh edhe me ata në Bashki, duke i quajtur pula dhe gjela…

Edi Rama: Absolutisht nuk është e vërtetë. Ku e di ti?

Fatos Lubonja: I dimë këto z. Rama se jëtojmë në qytet.

Edi Rama: E gjitha kjo është një luftë personale, që të ka bërë ty qesharak në Tiranë.

Fatos Lubonja: A ka kohë që nuk ke shkuar tek psiko-analisti?

Edi Rama: Unë shpreh keqardhje për gjithë këtë debat, i cili degjeneroi në një lumë irracional akuzash. Në qoftë se unë e ngre zërin, kur akuzohem ose kur akuzohet Bashkia e Tiranës, e bëj sepse kam një nënë dhe kam një djalë. Kam një nënë, të cilës ky njeri dhe njerëz si ky, i kanë prapë një borxh shumë të madh: shëndetin e saj. Kam edhe një djalë, të cili ky njeri dhe njerëz si ky, i kanë prapë një borxh.

Fatos Lubonja: Të kam votuar edhe unë për atë punë, por ja që na zhgënjeve zotëri, ja që u shite, ja që u bleve, ja që na gënjeve, ja që na mashtrove.

Edi Rama: Herës tjetër të jesh i sigurt që do më votojnë shumë më tepër nga ana që nuk më votuan më parë, sepse nuk besonin që do ndodhte ajo që ndodhi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama