Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka mbledhur pasditen e sotme Byronë ku është vendosur masë disiplinore ‘vërejtje’ ndaj 4 deputetëve të përfshirë në sherrin jashtë korridoreve të komisionit të ligjeve paraditen e djeshme, Gent Strazimiri, Gentjan Bejko, Xhemal Qefalia dhe Armando Prenga. Mësohet se përpara kësaj mbledhjeje Meta ka zhvilluar një takim që ka zgjatur rreth 20 minuta me prokurorin e përgjithshëm Ardiatik Llalla.
Ditën e djeshme, Partia Demokratike dorëzoi një kallëzim penal për tre deputetët e Partisë Socialiste, Gentjan Bejko, Xhemal Qefalia dhe Armando Prenga të cilët sipas kallëzimit të dorëzuar në prokurorinë e përgjithshme, drejtuar kryeprokurorit Llalla, kanë ushtruar dhunë për shkak të detyrës ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri. Pritet reagimi i PD pas ndëshkimit të barabartë dhënë nga kryeparlamentari Meta ndaj të katër deputetëve të përfshirë në sherr.