Sheshet me te mira te qyteteve te botes te krahasuara me sheshin “Skenderbej”

Sheshet me te mira te qyteteve te botes te krahasuara me sheshin “Skenderbej”

Kjo është mënyra se si Projekti për Hapësirat Publike i përcakton sheshet e qyteteve.
Një shesh përveç se i arritshëm nga njerëzit duhet të jetë dhe një tip kryqëzimi që lidh rrugët dhe vendndodhje të ndryshme, vizualisht dhe fizikisht. Një hapësirë publike duhet të jetë e lehtë për t'u shkelur dhe e lehtë për të kaluar nëpër të. Skajet e një sheshi janë gjithashtu të rëndësishme. Për shembull, një rresht dyqanesh në rrugët ngjitur me sheshin është më interesante dhe krijon më siguri për njerëzit që ecin aty, sesa një mur bosh apo një hapësirë boshe.


Gjithashtu çelësi i suksesit të një sheshi është ose rehatia që ofron ose paraqitja e këndshme për sytë e njerëzve. Rehatia përfshin perceptimet mbi sigurinë, pastërtinë dhe mundësinë e vendeve për t'u ulur - rëndësia e ofrimit të vendeve për t'u ulur zakonisht nuk vlerësohet sa duhet. Femrat cilësohen zakonisht si vlerësuese të mira të rehatisë dhe imazhit pasi ato zakonisht ato janë më diskriminuese ndaj hapësira publike që përdorin.    


Aktivitetet janë blloqet e ndërtesave rreth e rrotull. Mundësia për t'u angazhuar në një eveniment u jep njerëzve arsye më shumë për të vizituar një vend dhe për t'u rikthyer sërish aty. Kur nuk ka asgjë për të bërë aty, hapësira do të jetë bosh dhe kjo zakonisht nuk është gjëja e duhur.

Sheshi “Rynek Glowny”, Krakou, Poloni

Sheshi më i madh i Evropës rastis që të jetë dhe një prej më të mirëve. “Rynek Glowny (Sheshi i Madh)” është dinamik dhe i tërheq njerëzit nga çdo pjesë e qytetit, ku ndodhen. Të gjitha rrugët në Krakou të çojnë në sheshin e madh dhe sa më shumë i afrohesh aq më e gjallë bëhet jeta nëpër rrugë. Në këtë shesh ndodhin shumë evenimente, të paktën 20 lloje aktivitetesh në të njëjtën kohë shfaqen aty. Sheshi daton në shekullin e 13-të dhe është rreth 200 metra katrorë. Një prej qendrave më tërheqëse të sheshit është bazilika e Shën Marisë dhe kisha e Shën Adalbertit. 


Sheshi Plaza Santa Ana, Madrid, Spanjë

Ky shesh është një vend i përshtatshëm për të kaluar disa orë të ditës apo të natës. Ndërtesat me bollëk dhe pemët formojnë një shëtitore që i fton këmbësorët drejt e në qendër. Rrugët rrethuese janë zvogëluar në mënyrë ekstreme për të ngushtuar kanalet që e bëjnë trafikun të lëvizë më ngadalë në hapësirën e krijuar duke krijuar kështu, një bashkëjetesë harmonike ndërmjet njerëzve dhe makinave. Aty njerëzit mund të ulen për të pirë diçka, a për të shijuar ullinjtë e mrekullueshëm në një prej kafeve të shumta rreth e rrotull sheshit, ndërkohë që fëmijët luajnë në hapësirën e gjerë.


Sheshi “Kopshtet e Luksemburgut”, Paris, Francë

Ky shesh është një prej më të suksesshmëve në botë, pjesërisht sepse është aq mirë i integruar në strukturën e qytetit përreth tij, çka e bën lehtësisht të arritshëm. Gjithashtu, aty ka plot gjëra për të bërë duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve që e përdorin: fëmijët, njerëzit e moshuar, studentët e Sorbonës, njerëzit që shkojnë aty për të ngrënë drekën e marrë me vete, etj. Njerëzit shkojnë aty thjesht për të ecur, luajtur shah, për t’u ulur dhe për të lexuar, për të marrë me vete fëmijët apo nipërit e mbesat në ndonjë prej këndeve të lojërave për fëmijët. 

Sheshi “Imam”, Isfahan, Iran

Sheshi Imam cilësohet si një prej shesheve më të bukura në botë. Ky shesh është një vend qendror takimi në Isfahan, një qytet me një milionë njerëz që në të shkuarën ka qenë kryeqytet i Iranit në tre periudha të ndryshme historike. I rrethuar nga dyqane dhe bare, ky shesh është gjithashtu vendndodhja e dy xhamive të mahnitshme, xhamia “Imam” dhe xhamia “Luftallah”. Këto dy ndërtesa madhështore janë një arsye e reputacionit të gjerë që ky shesh si një prej hapësirave publike më të bukura në botë. Sheshi “Imam” mbetet një vend që personifikon krenari lokale qytetare. 


Sheshi “Federation”, Melburn, Australi

Sheshi “Federation” ofron një hapësirë publike unifikuese për Melburnin, një vend për t’u mbledhur dhe takuar në kohë zbavitjeje dhe proteste. I vendosur në kryqëzimin më aktiv të pjesës qendrore të Melburnit, përballë rrugës “Flinder Street Train Station” dhe në seksionin më të shquar të rrjetit të tramvajeve, nuk ekziston vend tjetër në Melburnin Qendror aq lehtë për të vajtur aty. Sheshi ka masën e një blloku të qytetit duke përfshirë vende për t’u vizituar si ekspozita arit dhe një kalendar të evenimenteve, si dhe shumë bare, restorante dhe dyqane.


Sheshi “Bana Jelacica”, Zagreb, Kroaci

Ky shesh vibrant, i cili ndodhet ngjitur me tregun e mrekullueshëm “Dolac”, është qendra e gjithë mekanizmit të kryeqytetit kroat që po vlerësohet gjithnjë e më shumë. I ngjashëm me sheshet e Vjenës, ai është një dhomë e gjallë e jashtme e Zagrebit. Ai funksionon edhe si destinacionin, me një sërë vendesh që i përkasin sheshit, dhe gjithashtu si lidhje qendrore ndërmjet shumë pjesëve të qytetit. Shumë prej linjave të tramvajeve në Zagreb kalojnë në skaj të sheshit duke krijuar lehtësi në transport dhe duke i shtuar numrin e njerëzve dhe rrëmujën aty.


Sheshi “Plaza de Armas”, Kuzko, Peru

Sheshi “Plaza de Armas” është një shesh publik me një tablo të bukur që i përket kohës së inkasve. Jeta e gjallë e rrugës buron nga numri i madh e kafeve, restoranteve dhe dyqaneve që mbijnë në çdo cep të sheshit. Shumë prej restoranteve dhe bareve i kanë tavolinat e vendosura jashtë dhe në shesh ka gjithnjë qendra argëtimi, ditën dhe natën. Hija me shumicë që krijojë pemët në shesh, stolat, muret ku mund të ulesh dhe shkallët e bëjnë gjithashtu sheshin një vend popullor, ku njerëzit mblidhen qoftë dhe për të pushuar një copë herë. Historikisht, sheshi ka shërbyer si vendi kryesor i takimit në qytet dhe vazhdon ta luajë atë rol dhe sot.


Sheshi i Vjetër i Qytetit, Pragë, Çeki

Në këtë shesh në zemër të Pragës mund ta kaloni gëzueshëm gjithë ditën duke parë hyrjet dhe daljet e turistëve. Edhe pse nuk është një shesh shumë i madh ai mbledh grupe të mëdha njerëzish njëkohësisht. Të rinjtë që lëvizin nëpër Pragë ulen në anët e një shatërvani, ndërkohë që turistët u drejtohen tendave të tregut të suvenirëve dhe bareve me çmime të kripura të restoranteve para kishës katolike. E të gjithë presin për orën e famshme që të tringëllijë në orarin fiks. Sheshi është gjithashtu një kryqëzim i rrugëve të qytetit me rrugë këmbësorësh në urën e famshme “Charles” dhe në lagjen e famshme herreje.


Sheshi “Campus Martius”,  Detroit, SHBA

Transformimi i kohëve të fundit të kryqëzimit kryesor në qendër të Detroitit në një shesh publik spektakolar, është një prej historive më të mëdha të rigjenerimit urban në Amerikë. Kjo lëvizje esenciale për qytetin e ndërmarrë nga organizata jofitimprurëse “Detroit 300” ka lënë gjurmë kudo, por në Detroit, i cili është rrethuar nga shumë probleme si në çdo qytet të madh të SHBA-së, ka qenë e jashtëzakonshme. Përdorja e “Campus Martius” për të riformuar qendrën rreth sheshit qendror ka krijuar një mënyrë revolucionare të rregullimit të qendrës.


Sheshi “Piazza del Campo”, Siena, Itali

Për këdo që është aq me fat sa të vizitojë Sienën, ky shesh përbën në mënyrë të paevitueshme kujtimin më të bukur. Ashtu si “Rynek Gloëwny” në Poloni, ky shesh përcakton qytetin. Mund të jetë një prej shembujve më të shquar të shembullit të influencës së zgjeruar të sheshit, i cili zgjate në formë tentakulash në rrugët rrethuese. Përveç kësaj, shtrirja e sheshit, nga ku mund të duket gjithçka nga çdo cep e bën atë një vend fantastik për të parë njerëzit. Pallatet e “zotërinjve” që rrethojnë sheshin strehojnë familje me emër si “Sansedoni”, “Piccolimini”, “Saracini” etj.

Shkruar nga Blendina Cara  Gazeta tiranaObserver
 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama