Shet floket e saj te gjate blen nje shtepi per familjen

Shet floket e saj te gjate, blen nje shtepi per familjen
U bë e famshme për flokët e saj shumë të gjatë, por shumë shpejt ju desh të hiqte dorë prej tyre. Brazilianja, Natasha Moraes de Andrade ka shitur flokët e saj të gjatë për të blerë një shtëpi për familjen e saj. Flokë,  që nuk i kishte prerë që në lindje, kishin arritur gjatësinë një metër e gjashtëdhjetë centimetra Natasha arriti të shiste flokët e saj për 1.200, ndërsa ka mundur të marrë donacione edhe 2.500 euro të tjera. Me këto para ajo u ka mundësuar një jetë më të mirë familjarëve të saj. Para se të merrte vendimin e vështirë, adoleshentes ju desh së paku një orë për të larë flokët, dhe katër orë për t’i krehur. Tani që flokët e saj janë vetëm 40 cm, ka treguar se ndjehet e lumtur për gjestin altruist.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama