Tifozët e Pogradecit e nxjerrin inatin edhe me dhomat e zhveshjes. Pak minuta pasi kishte përfunduar takimi, tifozë të irrituar jashtë stadiumit kanë goditur me gure drejt dritarave të dhomave të zhveshjes, ku ndodhej ekipi mik i Luftëtarit. Xhamat e dhomës ku qëndronin gjirokastritët janë thyer tërësisht, por për fat mirë lojtarët nuk kanë pasur asnjë problem. Pas incidentit në fushë, nga klubi gjirokastrit konfirmohet se futbollistët më të dhunuar kanë qenë Oltion Rrapaj, Orjad Beqiri, Ardit Çunaj dhe Mihal Thano.