Parashikimi me saktësi i rezultateve sportive është shumë i vështirë dhe në historinë e futbollit, vetëm një "orakull" ka qenë 100% i saktë, oktapodi Paul. Ai parashikoi me saktësi rezultatet e Botërorir 2010, duke shpallur në fund kampione Spanjën.
Që atëherë, ka nisur kërkimi për një tjetër "orakull" dhe në këtë edicion të Europianit, është përzgjedhur zogu me emrin Nelson, i "punësuar" nga televizioni "Eurosport". Ai do të bëjë parashikimet e tij për disa ndeshje të fazës së grupeve direkt nga kopshti zoologjik i Parisit, ku jeton përkrah rinocerontëve dhe zebrave kur nuk merret me parashikimet e aktiviteteve sportive.