Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Studimi i botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë vendos një lidhje midis shikimit dhe rrëzimeve mes të moshuarve. Studimi tregon se operimi i perdes së syrit ose kataraktës, mund të shpëtojë jetën e tyre.
Njerëzit e moshuar që bien dhe thyejnë një kockë shtojnë rrezikun e vdekjes.
Dobësimi i shikimit është identifikuar si faktor rreziku në rrëzimet që shkaktojnë fraktura.
Edhe perdja e syrit është fajësuar për 49 për qind të thyerjeve që shkaktohen nga rrëzimi si pasojë e dobësimit në shikim.
Duke marrë në shqyrtim persona 65 vjeç e sipër, autorët e studimit vunë re një pakësim 0.2 për qind në rrezikun e frakturës së kockave të legenit tek personat pas operimit të perdes së syrit, në krahasim me ata që nuk i ishin nënshtruar një operacioni të tillë.
Dhe efekti pozitiv ishte më i theksuar mes personave 80 – 85 vjeçarë.
http://astritlulushi.wordpress.com/2012/08/01/shikimi-dhe-rrezimet-mes-te-moshuarve/