Eduard Lala, kryetari i degës së Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në Shijak, ka reaguar në një mënyrë të pazakontë kur polici e ka ndëshkuar me gjobë.
Me sa duket, pas bllokimit të mjetit dhe debatit me policinë, Eduard Lala është nervozuar aq shumë sa në shenjë proteste ka ngritur një gur të madh dhe i është sulur xhamit të makinës së tij duke e thyer.
Veprimi jashtë normales, është kërkuar nga vetë Lala të xhirohet (siç dëgjohet në videon më poshtë). Kryetari i LSI në Shijak është emri i parë në listën e Këshillit Bashkiak të Këtij qyteti.