“Problemi më i madh është ai i higjenës, pastërtisë në treg. Detyrimi ynë ligjor është që të marrim masa për mbylljen e tregjeve të cilën ne e realizojmë pa pasur kundërshti të ndryshme. problemi nuk është në marrëdhëniet tona me qytetarët, por në marrëdhëniet tona me policinë e shtetit. Bashkëpunimi jonë kohët e fundit me policinë e shtetit është në nivelin zero”- ka deklaruar Sejdini.
Situata më problematike shihet në hyrje të qytetit pasi më shumë se gjysëm kilometri trotuaret janë të pushtuara nga shitës rrobash, peshku, mobiljesh, detergjentësh, materile ndërtimi, fruta- perimesh etj. Që përveç bllokimit të trotuarit dhe tregtimit jashtë kushteve, nuk paguajnë asnjë taksë në Bashki.