Shitet per 63 mije euro logoja origjinale e Rolling Stones

Shitet për 63 mijë euro logoja origjinale e Rolling Stones
Rolling Stones u dashuruan menjëherë me logon, aq sa, pasi i kishin dhënë piktorit 50 stërlina, i paguan pa mëdyshje edhe 200 të tjera. Vizatimi, frymëzuar nga buzët e liderit të grupit Mick Jagger, u përdor për herë të parë në albumin «Sticky Fingers», publikuar në prill të vitit 1971. Pasche, që u mor dy javë me detajet e logos, ideoi edhe posterin e turit evropian të grupit të njohur në vitet 1970 e 1973 dhe të atij amerikan organizuar në vitin \'72. Pasche ka deklaruar se e shiti logon për të paguar detyrimin shkollor të të birit. “Është 11-vjeç dhe këto para i duhen për shkollën”- ka thënë ai, duke treguar se Mick donte të përdorte një foto të perëndeshë Kali, që në atë kohë në Indi ishte shumë në modë.

Sipas tij, kreu i grupit donte diçka jo të zakonshme, tej formales. Ndërkohë që piktorit ideja i erdhi që në kontaktin e parë me të. “Gjëja e parë që më bënë përshtypje ishin buzët e tij të mëdha”- shton më tej, duke thënë me modesti se nuk e priste një popullaritet kaq të madh. Sipas tij, edhe sot e kësaj dite merr e-maile nga njerëz që logon e kanë bërë tatuazh në pjesë të ndryshme të trupit.




Artikujt e fundit


Reklama

Reklama