Kërkesa ka ardhur nga Kina she SHBA, ku ka patur rritje të shitjeve në masën 70 për qind. Kërkesa nga këto tregje ka kapërcyer humbjet e shënuara nga kriza në Europën e goditur nga recesioni. Prodhuesit e makinave të luksit si Porsche dhe BMW, si dhe ato të makinave të lira si Hyundai, po ecin relativisht mirë gjatë këtyre viteve të krizës. Kriza duket se ka goditur prodhuesit e makinave të mesme si Ford dhe njësitë e General Motors, Opel dhe Vauxhall, të cilat po kalojnë kohë të tmerrshme me rënie shitjes, fitimesh dhe tregu.
Në qershor të këtij viti, prodhuesi i makinave të mesme Volkswagen pranoi një marrëveshje për të blerë për 4.46 miliardë euro 50 për qind të aksioneve të Porsche që nuk i kontrollonte ende. Ajo pati blerë më herët gjysëm e aksioneve në vitin 2009.