Shkarkimet ne INSTAT PD Rama kerkon te manipuloje shifrat e te nxije arritjet tona

Shkarkimet ne INSTAT, PD: Rama kerkon te manipuloje shifrat e te nxije arritjet tona

Partia Demokratike denoncoi pezullimin e anëtarëve të Bordit të Institutit të Statistikave dhe akuzoi qeverinë socialiste se me këtë vendim synon manipulimin e të dhënave të këtij institucioni.

Në një dalje për mediat, deputeti demokrat i Qarkut të Dibrës, Sherefedin Shehu deklaroi se anëtarët e pezulluar të Bordit janë specialistë të fushave të tyre që dhe akuzoi për këtë drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama se po kërkon të manipulojë arritjet e qeverisjes së demokratëve.

“Ky është shkatërrimi i Institucionit të Statistikave. Kjo bëhet që Edi Rama të ketë gjithçka nën kontroll sepse të pezulluarit nga Bordi i Statistikave janë personalitete në fushat e tyre dhe kanë kualifikime. Janë pezulluar anëtarë të bordit, janë pezulluar përfaqësuesit e mediave dhe shoqërisë civile. Kjo lëvizje ka një qëllim, dhe qëllimi i sotëm është që Edi Rama synon të manipulojë shifrat dhe të nxijë arritjet e PD, që në kushtet e një krize në botë mbrojti vendin nga recesioni dhe mundësoi stabilitet fiskal”, tha Shehu.

Deputeti demokrat u ndal edhe tek një qëllim tjetër, më afatgjatë siç e quajti ai.

“Edi Rama ka një qëllim afatgjatë dhe është fshehja e të vërtetave të sotme dhe manipulimi i të vërtetave të nesërme. Me këto veprime, Edi Rama s’ka bërë asgjë tjetër vetëm se po u thotë shqiptarëve që edhe statistikat e shtetit do t’i bëj unë”, deklaroi deputeti i PD-së.

Instituti i Statistikave ka qenë në qendër të kritikave të Partisë Socialiste kur kjo ishte në opozitë, që e akuzonte këtë institucion për manipulim të të dhënave mbi ekonominë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama