Shkarkimi i lojërave në mënyrë ilegale gjatë pesë viteve të fundit ka arritur në 20%. Të dhënat tregojnë se pesë lojërat më të mira të vitit 2010 janë miratuar rreth 1 milion herë në internet. Të dhënat janë publikuar nga firma e kërkimit Envisional. Industria për prodhimin e tyre është e shqetësuar për këtë gjë pasi për krijimin e tyre harxhohen miliarda dollarë çdo vit. Drejtuesit e kësaj industrie shprehen se gjenerata e re pret që lojërat të jenë falas ndaj dhe niveli i piraterimit është kaq i lartë.