Artikulli e vlerëson monumentin e kulturës si një nga veprat më të rëndësishme artistike në Ballkan. Dëmtimi, qoftë edhe i pjesshëm i një monumenti të rëndësisë së veçantë, cilësohet si një shkatërrim tepër shqetësues për trashëgiminë e një vendi.Revista e njohur lexohet nga mbi 3 milionë amerikanë, si dhe shumë lexues të tjerë në mbarë botën, dhe ka një ndikim të drejtpërdrejtë në turizmin kulturor, duke qenë se ka kredibilitet edhe si organizatore e shumë tureve të tilla në Europë e gjetkë.
Si rrjedhojë, shkrimi mund të dëmtojë imazhin e Shqipërisë, si një vend potencial për të tërhequr turistë të huaj, duke qenë se në territorin e saj gjenden shumë zona të veçanta historike, me vlera të jashtëzakonshme universale.Aktualisht, në Institutin e Monumenteve të Kulturës po punohet për të rivënë së bashku disa nga pjesëzat e gjetura, të cilat ishin dikur pjesë e afreskut. Specialistët pohojnë se 30% deri në 40% e afreskut të dëmtuar mund të shpëtohet.