Bashkia i ka dhënë me qera një sipërmarrësi një sipërfaqe disa mijëra metra katrore një biznesi privat i cili po ndërton aty një karusel dhe po instalon makineri të tjera lojrash për fëmijë. Banorët e kësaj zone, i adresuan gazetës IDEA një denoncim si më poshtë:
Përshëndetje,
Unë jam një banor i Fushës së Aviacionit.Para disa muajsh është përuruar parku i ri urban në zonën tonë të banimit. Desha t`ju informoj se që dje kanë filluar të instalojnë një kompleks lojrash (pistë garsh dhe karrusel) mbi bar dhe në vende ku “dikur” luanin fëmijët. Ju lutem paraqiteni këtë shqetësim.
Me respekt,
Një qytetar
Gazeta jonë e verifikoi denoncimin dhe zbuloi se gjithcka është ë vërtetë. Siç duket edhe në fotografi, parku i lodrave është duke u ndërtuar mbi sipërfaqen e blertë. Ne kontaktuam me banorë të tjerë aty dhe ata ngritën shqetësimin se ky kompleks lojrash, po ndërtohet vetëm pak metra larg pallateve të banimit dhe ata do të përballen me zhurma të mëdha.
Ky park në fazën e projektimin, sipas investigimeve tona, ishte parashikuar të ishte 70% hapësirë e blertë dhe 30% pistë e shtruyar me beton për shëtitje. Por gjatë zbatimit tyë projektit, në kohën kur bashkinë e drejtonte Edi Rama, inxhinierët e zbatimit ndryshuan projektin dhe shtruan me beton të gjitha hapësirat para pallateve për llogari të lokaleve.
Dhe aktualisht çdo lokal në katet e para të pallateve kanë pushtuar secili nga 1000 metra katrore siperfaqe. Por sikur të mos mjaftonte ky shkatërrim korruptiv i hapesires publike tashmë bashkia nën drejtim e Lulzim Bashës i jep me qera nje tjetër biznesi një tjetër sipërfaqe duke instaluar në mënyrë të paprecedentë një kompleks lojrash mu në mes të zonës së banuar.