Shkaterrohen 680 pajisje ilegale te lojerave te fatit

Shkaterrohen 680 pajisje ilegale te lojerave te fatit

Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit shkatërron 680 pajisje të konfiskuara në tre muajt e fundit. Konfiskimi u krye pasi subjektet e këtyre pajisjeve nuk dispononin niptin, nuk ishin të pajisur me lejen e ushtrimit të aktivitetit dhe certifikatën përkatëse. Në kuadër të planit të ri të masave, Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit po kryen çdo ditë kontrolle, ku si pasojë e aksioneve të vazhdueshme, në muajt janar-shkurt 2014 janë konfiskuar 325 makineri dhe pajisje të sektorit të lojërave të fatit. Vetëm në muajt nëntor-dhjetor 2013, kjo njësi konfiskoi mbi 1500 pajisje, si dhe janë vendosur gjithsej 60 gjoba me vlerë 300 mijë dollarë.

 

Sipas njoftimit të djeshëm, thuhet se “Ministria e Financave në bashkëpunim me institucionet e linjës, është e angazhuar për t’i dhënë fund ‘marrëzisë’ me lojërat e fatit në vend, ku informaliteti me mospagesat e taksave kishte përfshirë pjesën dërrmuese të sektorit”. Ndërkohë, Ministria e Financave është duke hartuar një paketë të re ligjore, e cila do të kufizojë ekspansionin e këtij aktiviteti.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama