Shkaterrohen lojerat e fatit ligji i ri i largon nga zonat e banuara

Shkaterrohen lojerat e fatit, ligji  i ri i largon nga zonat e banuara

Njësia e mbikëqyrjes së lojërave të fatit ka shkatërruar 906 pajisjeve të konfiskuara për periudhën prill-qershor 2004, ndërsa janë vendosur 240 mijë dollarë gjoba. Luneda Sufali, drejtoresha e kësaj njësie, ka deklaruar se në shtator do të jetë gati drafti i ri, i cili parashikon masa më të ashpra shtrënguese por edhe largimin përfundimisht të kazinove nga zonat e banuara. Shkatërrohen 906 pajisje të lojërave të fatit, të konfiskuara gjatë kontrolleve të ushtruara për periudhën prill-qershor 2014 në sektorin e lojërave te fatit.

 

Ndërsa janë vendosur gjoba me vlerën e 240 mijë dollarëve. Luneda Sufali, drejtoresha e njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave te Fatit, ka deklaruar se aksionet do të vazhdojnë në çdo cep të vendit. Ajo  ka shpjeguar se po përfundon edhe ligji i ri, i cili do të largojë përfundimisht kazinotë nga zonat e banuara. Në total për 6-mujorin e parë 2014, janë konfiskuar 1586 pajisje lojërash fati.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama