Shkaterrohen rruget e kalldremta ne Gjirokaster

Shkaterrohen rruget e kalldremta ne Gjirokaster

Ndërsa Gjirokastra përpëlitet përditë mes përpjekjeve për rijetëzim dhe ruajtjen e vlerave të veta arkitekturore, pas shtëpive karakteristike që po shemben përditë, radhën duket se e kanë rrugët e kalldrëmta. Kur debatet e pakënaqësitë për kalldrëmet e restauruara disa muaj më parë ende nuk janë shuar, rrugët e gurta që i kanë shpëtuar këtij restaurimi kanë rënë pre e kazmës për punimet e ujësjellësit të ri të Gjirokastrës, punime të cilat kanë prishur rrugët e gurta po aq sa kanë gërryer e dëmtuar edhe rrugët e tjera të qytetit.

Sipas përfaqësuesve të Bashkisë ujësjellësi i Gjirokastrës është një investim prej 4.5 milionë eurosh i bankës gjermane KFW dhe fondeve të BE-së dhe si e tillë të gjitha dëmtimet e shkaktuara gjatë punimeve do të riparohen po nga firma ndërtuese duke përfshirë këtu edhe rindërtimin e rrugëve me kalldrëm, transmeton BW.

Punimet për ujësjellësin e Gjirokastrës pritet të përfundojnë shtatorin e ardhshëm. Deri atëherë dyshimi për rikthimit në gjendjen e mëparshme duke ruajtur identitetin do ti mundojë të gjithë, pasi eksperienca ka treguar të kundërtën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama