Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi dje se kompania ENARVI sh.a me shkeljen e ligjit te akcizave i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 47,379,648 lekë. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën fiskale të subjektit “ENARVI” sha, në bashkëpunim me Degën e Doganës Berat, u gjetën mangët 510,884 kg lëndë djegëse (solar) dhe 1,018,588 kg bitum sasi e hedhur për konsum në mënyrë të paligjshme, pa paguar detyrimin e akcizës.
U konstatua gjithashtu 632,000 kg lëndë djegëse (solar) e vetëkonsumuar nga ky subjekt pa paguar detyrimin e akcizës. Bazuar në ligj, subjekti i detyrohej shtetit 47,379,648 lekë. Për këto shkelje që klasifikohen “kundërvajtje administrative” subjekti “ENARVI” sha u penalizua me shumën 188,906,944 lekë. Në total ky subjekt duhet ti paguajë shtetit një detyrim, plus penalitetet 236,286,592 lekë.