Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar sot pas fjalës së kreut të qeverisë Edi Rama lidhur me vrasjen e katerfishte të ndodhur në një lokal nate në kryeqytet. Në konferencën ku Luiza Xhuvani njoftoi ndër të tjera dorëzimin e mandatit të deputetit, kryeministri i kërkoi drejtësisë të veprojë, ndërsa përmendi edhe rastet gjatë qeverisjes së të djathtës. Por ndërsa ka përmendur ngjarjen e Gërdecit, dhe të djalit të ish-kryeministrit, ka bërë që ky i fundit të reagojë. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Shkëlzen Berisha tha se Rama nuk kërkoi ndjesë për ngjarjen e ndodhur, por sipas tij përcolli shpifje.
Sipas djalit të ish-kryeministrit, Rama ka ndikuar në lirimin e Kostandin Xhuvanit edhe në rastin e parë kur u akuzua për vrasje.
Reagimi i plotë i Shkëlzen Berishës
Morali si kofini pas te vjelit
Sapo degjova deklaraten e Edi Rames ne tv. Nuk me zhgenjeu. Si gjithmone asnje ndjese apo pergjegjesi politike per masakrimin e shemtuar te 4 te rinjve ndersa ministri i tij luan me lodra neper emisione televizive.
Percolli te njejtin stil shpifjesh, pa shije e te dala boje nga sterperdorimi ndaj kundershtareve, sa here qe ndodhet nen presionin e opinionit publik. E kam fjalen per ate balte qe kujtohet te hedhe, kur eshte ne dite te veshtira si kjo e qe me pas e harron, per ta perdorur serisht atehere kur i duhet.
Doli per te na thene se vendosi nje standart politik por nuk na tha cfare e pengoi ta vendoste kete standart kur djali i deputetes se tij vrau per here te pare ?
Ka akuzuar e etiketuar gjyqtare e prokurore per turlilloj gjerash por nuk degjuam ne asnje moment te kerkonte pergjegjesi tek askush nga ata qe u mjaftuan per te denuar vetem me dy vjet heqje lirie vrasesin qe sot i lire ekzekutoi 4 te rinj te tjere.
Ai nuk genjeu kur tha se ishte mik i familjes Xhuvani por nuk na tha nese ai dhe miqte e tij kane ndikuar ne lirimin e vrasesit qe heren e pare duke i dhene atij mundesi te vrase serisht.
Sikunder tha me te drejte zonja Xhuvani cdo prind ngelet i tille deri ne fund (dhe ashtu duhet te jete) te tille mund te ngelen edhe miqte (si Rama) por do ishte mire qe keto mardhenie te trajtoheshin mes tyre si familjare e miqesore pasi cdo tentative per ta shitur si standart apo moral doreheqjen e sotme eshte thjesht nje tallje me 4 viktimat qe do te ishin gjalle nese lidhjet familjare dhe miqesore nuk do te kishin vene me kohe perfund ligjin, standartin dhe moralin.