Shkelzeni i Berishes flet per taksat e shqiptareve CEZ-it iu dhane 95 mln euro nen tavoline

Shkelzeni i Berishes flet per taksat e shqiptareve: CEZ-it iu dhane 95 mln euro nen tavoline

Djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha nuk reagon çdo ditë. Reagimet e tij kanë lidhje me çështje të rëndësishme ku luhen miliona euro. Ky është edhe rasti i zgjidhjes së mosmarrëveshjes me CEZ-in, ku Shqipëria ra dakord që t’i paguajë 95 milionë euro kompanisë çeke. Pagesë kjo e cila do të bëhet nga kompania që do të privatizojë CEZ-in.

 

Por, Shkëlzen Berisha thotë se, "qeveria ka hequr dorë nga fitorja sigurt në arbitrazh" dhe më pas flet për pagesë me "paratë e taksave të qytetarëve".

 

“Ndërsa ka futur thellë duart në xhepat e qytetarëve duke rritur taksat, Rama heq dorë nga fitorja e sigurt në arbitrazh dhe vendos t’i darovisë CEZ-it në(n) tavolinë 95 milionë euro nga paratë e taksave të qytetarëve. Pas kësaj vjedhje të paturpshme që bëhet ditën për diell, i vetmi detaj që ngel për t’u zbardhur është përqindja e kësaj “dhurate” që shkon në xhepin e Ramës”, shprehet Shkëlzen Berisha.

 

Në rast se çështja do të zgjidhje me arbitrazh dhe CEZ do të fitonte gjyqin, atëherë Shqipëria do të ishte e detyruar t’i paguante kompanisë çeke një shumë prej 200 milionë euro.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama