Shkelzeni publikon dokumentin Bosi i mafias i arrestuar i lidhur me Ajola Xoxen

Shkelzeni publikon dokumentin: Bosi i mafias i arrestuar i lidhur me Ajola Xoxen

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dje nga Prokuroria hetimin e fushatës së Partisë Socialiste, pasi sipas tij ajo po financohet Amiran Dzanashvillit, i arrestuar për prostitucion dhe pastrim parash.

“Kundër qeverisë së PD dhe Sali Berishës nuk u mobilizuan vetëm të gjithë vrasësit, trafikantët, bosët e drogës dhe të prostitucionit, pengmarrësit, përdhunuesit hajdutët, pra qelbësirat e vendit, por edhe eksponentë kryesorë të mafies ndërkombëtare. Njëri prej këtyre bosëve të mafies ndërkombëtare, që flitet se derdhi shuma të mëdha, rreth 2 milionë euro për Edi Ramën dhe kundër qeverisë së PD në zgjedhjet e vitit 2013, është dhe magnati i lojërave të fatit, kazinove, superbosi i një rrjeti të madh prostitucioni, miliarderi Amiran Dzanashvill, që aktualisht është i burgosur në Rumani për veprimtari mafioze, rrjet prostitucioni”, shprehet Berisha në një postim në facebook.

Ndërsa shton se pas ardhjes së të majtës në pushtet, Dzanashvilli ka shfrytëzuar lidhjet me ish-shefin e financës së PS-së, Gent Gazheli, për të pastruar paratë në Shqipëri.

“Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, sipas burimeve të Policisë kriminale, Amirani, duke shfrytëzuar kontributin e tij në fushatën e PS, lidhjen e tij me Ramën dhe ‘Çorapen’, Gazhelin, që kishte financat e PS, shtriu tentakulat e tij në një rrjet të gjerë kazinosh, lojërash fati (me Mark Frrokun), nafte, me njerëz shumë të afërt të Ramës dhe sipërmarrje të tjera në Shqipëri. Pas emërimit të ‘Çorapes’ (me këtë nofkë e thërrisnin në Dogana ishfinancierin e PS-së, Gazhelin) në krye të agjencisë të luftës kundër larjes të parave, Amirani e shndërroi Tiranën në lavatriçen e parave të tij!”, shprehet Berisha. Ndaj ai kërkoi ndërhyrjen e Prokurorisë për të hetuar financimin e fushatës. “Me këtë rast i bëj thirrje Prokurorisë të hetojë lidhjet e Amiranit me Edi Ramën dhe njerëzit përreth tij, financimin e fushatës së PS nga bosi i mafies, si dhe rolin e ‘Çorapes’ në veprimtarinë kriminale të larjes së parave nga Dzanashvili në Shqipëri!”. Por djali i ish-kryeministrit shkon dhe më tej.

Në reagimin në facebook, Shkëlzen Berisha shprehet se bashkëshortja e kandidatit të PSsë për Tiranën është përfaqësuesja ligjore e Dzanazhvillit. “Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Velisë, ka vepruar në Shqipëri si përfaqësuese ligjore e Amiran Dzanashvilit, të arrestuarit për prostitucion në Rumani e që në vendin tonë po hetohet nga Prokuroria për pastrim parash”, shprehet Shkëlzen Berisha, ndërsa publikon dhe një dokument për këtë lidhje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama