Kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi ka konfirmuar për herë të dytë se nuk do të jetë më pjesë e ekipit korçar pas përfundimit të këtij sezoni.
Pas intervistës në "Panorana Sport", mesfushori bardhekuq e pranoi një gjë të tillë edhe sot në një prononcim për emisionin "Gol Pas Goli", ku theksoi se bashkëpuni i tij me klubin ku u rrit, do të përfundojë me mbylljen e sezonit.
"Mund të them se në përfundim do largohem nga Skënderbeu. Nuk kam asnjë projekt në mendje, por di të them se vendimi i marrë për t'u larguar në fund të sezonit, nuk do më pengojë të punoj si profesionist edhe për këto pak javë që më kanë mbetur në klubin bardhekuq", tha Shkëmbi.