Kapiteni i ekipit të Skënderbeut, Bledi Shkëmbi i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist. Pas gjashtë titujsh kampionë të fituar në Korçë, Shkëmbi deklaroi në mbyllje të ndeshjes Flamurtari-Skënderbeu ky ka qenë takimi i fundit.
"Pas ndeshjes me Partizanit doja të bëja një surprizë, por nuk shkoi ashtu siç duhet. Jam i detyruar ta bëj sot, por me keqardhje e them që nuk do të më shikoni nëpër fusha",-tha ai për "Supersport".
Ndërsa falënderoi drejtuesit e klubit dhe futbollistët e ekipit që sapo u shpall kampion.