Studiuesve shpesh për të arritur në përfundime të sakta e të vlefshme u duhet të merren me studime të shpifura, të lodhshme e të neveritshme. Por dëshira për të arritur tek e vërteta i bën ata të mos ndalen para asgjëje, edhe kur duhet të analizojnë shushunjat, minjtë e rrugës, apo organet e hequra nga trupi i njeriut. Ja disa prej studimeve që askush nga ne nuk do të donte të bënte. Për disa shkencëtarë, puna me minj në laborator është shumë e vështirë, edhe pse ata janë mësuar. Por profesorit William Parker nga universiteti "Duke" në SHBA i duhet të ekzaminojë minjtë e rrugës.
Këta të fundit i nevojiteshin për studimet mbi higjienën dhe sistemin imunitar, kështu që vendosi të krahasonte të përbashkëtat dhe të veçantat e minjve sterilë të laboratorit dhe atyre të rrugës. Ai konfirmoi se minjtë e rrugës kanë antitrupa të gatshëm për të vepruar kundër mikrobeve, por jo kundër ngacmuesve të vegjël, si ato të minjve të laboratorit. Kështu u konfirmua një teori: që alergjitë, ose shqetësimet autoimune te qeniet njerëzore janë më të përhapura tek ata që jetojnë në ambiente higjienike: mbrojtësit që nuk janë ekspozuar shumë ndaj mikrobeve reagojnë në mënyrë të tërbuar.
Parker është një prej shumë studiuesve që merren me "punë të shpifura", të mërzitshme dhe të rrezikshme. Për të kapur insektet e tij, Mark Siddall nuk ka nevojë për karrem, madje ai vetë është karremi. Siddall, një prej kuratorëve të Muzeut të Historisë së Nju Jorkut, studion shushunjat. Për t’i kapur është mësuar të zvarritet në gjunjë nëpër moçale ose të ecë nëpër pyje, me qëllim që shushunjat, të cilat qarkullojnë nëpër këto ambiente, të kapen pas trupit të tij. Së bashku me bashkëpunëtorët, ai shkoi nga Tajlanda në Argjentinë e Australi. Në Madagaskar, gjatë stinës së shirave, “mund të gjesh qindra e mijëra shushunja të ngulura mbi trupin tënd, vetëm me një të dalë”, thotë Siddall. Por a është vërtet e nevojshme.
“Mund ti gjesh kudo, nën gurë, nën bakër etj., por më e mira është që t’i lësh të vijnë vetë te ti”. Siddall mund t’i studionte kështu speciet e ndryshme, përfshi edhe ato që ushqehen në zorrën e trashë të hipopotamëve. Ai krijoi një histori evolutive, duke i ekzaminuar ato që kur ishin krimba ujorë derisa bëheshin shushunja. Puna me majmunët Shpesh Paul Vasey shkon në mal dhe për orë të tëra përgjon çiftet: sheh lidhjet e tyre, me kë shkojnë dhe për sa kohë dhe mënyrën se si u pëlqen të bëjnë seks. Pra është një përgjues? Jo, Vasey është një profesor i nderuar i psikologjisë në një universitet të Kanadasë.
Për studimet e tij mbi seksin, i është dashur të përgjojë në fshehtësi majmunët japonezë, në një zonë jo shumë larg Kiotos. Ai zbuloi se majmunët japonezë janë biseksuale dhe zgjedhin partnerë të së njëjtës gjini. Seksi i majmunëve është objekt i shumë studimeve të tjera. Dy psikologë të tjerë analizuan aktet e shimpanzesë femër të pyllit Budongo në Ugandë dhe zbuluan se ato janë më të urta kur dy femra shkojnë bashkë. Duke e mbajtur të fshehtë aktivitetin seksual, ato shmangin konkurrencën me rivalet.
Ndërsa kur ka meshkuj përreth, ato janë të papërmbajtura. Shumë studiues kanë kaluar orë e orë të tëra duke vëzhguar bonobotë, të njohur për prirjet e tyre për të bërë dashuri dhe jo luftë. Në fakt, seksi është një mënyrë për të shmangur konfliktet në grup. Wes Sonnier bën një punë të nevojshme për spitalet, klinikat dentare dhe laboratorët. As nuk operon dhe as nuk bën analiza, por "eliminon": bajame, fasha të gjakosura, shiringa të përdorura. Është themeluesi i një firme "BioMedical Waste Solutions" (SHBA) dhe kujdeset për pastrimin e mbeturinave shëndetësore, nga gjaku te materialet e ndotura. Në firmën e tij vijnë çdo ditë 12 tonë mbeturina, të ndara në kosha të ndryshëm sipas ligjit. Një punëtor me tuta, doreza dhe syze mbrojtëse i fut mbeturinat në një sterilizues. Brenda tij temperatura arrin në 150 gradë Celsius. Për 40 minuta, autoklava sterilizon shiringa, doreza laktike, enë të mbushura me urinë dhe garza. Studimi i skeletit Kush viziton një muze, sheh vetëm fazën e fundit: fosilet.
Kush merret me "tafonominë" e sheh procesin që nga fillimi: vdekjen, varrosjen dhe transformimin. Tafonomia (nga greqishtja "tafos" varrosje) studion këto procese deri te fosilet. Për të vënë re se çfarë i ndodh kockës nëse ekspozohet në dritë, nevojiten shumë më shumë studime të para më nga afër. Fosilet Travis Rayne Pickering është një ekspert i tafonomisë dhe paleoantropolog i "University of Wisconsin-Madison" (SHBA). Një nga detyrat e tij është të studiojë fosilet për të kuptuar nëse kafshët janë vrarë nga njerëzit ose gjuetarët e mëdhenj. Për këtë arsye, së bashku me grupin e tij, është përpjekur të analizojë mishin e maceve: ndonjëherë mishi është aq i dekompozuar saqë shkëputet lehtë nga kocka.
Senatorët e specieve që duhen shpëtuar Kush do t’u shpëtonte ju? Me ngrohjen globale, përveç shkatërrimit të ambienteve natyrore, shumë kafshë janë të destinuara të ngordhin. Njeriu mund të shpëtojë disa prej tyre, por në situata të tjera nuk do të ketë fonde dhe mundësi për të ndërhyrë. Një prej detyrave më të vështira për shkencëtarët është zgjedhja se cilët do të shpëtojnë dhe cilët jo. "Duhet të punojmë për ato kafshë që mund të bëjnë diçka. Të tjerët janë të dënuar". Biologia thotë se do të shpëtonte zvarranikët e Zelandës së Re, që jetojnë në disa zona të arkipelagut.