Ndjenjat janë personale dhe subjektive, por truri njerëzor i kthen ato në një kod standard. Ky është zbulimi i një studimi të kryer së fundmi.
Kërkuesit thonë se kodi i përfaqëson emocionet në ndjesi, situata, madje dhe njerëz të ndryshëm. Ky kod shërben si një “emocionmatës” dhe është përgjegjës si për emocionet pozitive, ashtu edhe për ato negative.
Kërkuesit u paraqitën pjesëmarrësve një seri pikturash dhe shijesh gjatë procesit të krijimit të imazheve neutrale funksionale dhe analizuan vlerësimet subjektive të pjesëmarrësve, lidhur me eksperiencat e tyre si dhe modelet e aktivizimit të trurit.
Ata zbuluan se ndjenjat subjektive, që mund të krijoheshin nga të parit ose të shijuarit, rezultuan në një model të ngjashëm aktiviteti në të njëjtat pjesë të trurit, çka sugjeron se truri përmban një kod emocional të ngjashëm për një sërë eksperiencash të ndryshme. Pra, truri përdor një kod standard për të folur të njëjtën gjuhë emocionale, ashtu si për shijen, aromën dhe prekjen.