“Zhvillimi i trurit nis nga pjesët e pasme për tu postuar drejt zonave anësore, atë të programimit të sjelljeve dhe të kuptimit të verimeve që kryhen”,- shpjegon Massimo Amanniti, psikoanalist dhe docent i Psikopatologjisë në Moshën e Zhvillimit në Sapienza të Romës - Itali.
Realiteti i ditëve të sotme ka ndikuar në kalimin e fazës që mund të quhesh si një person i rritur. Truri i një individi që është i detyruar të marrë përgjegjësi që në adoleshencë ka një zhvillim më të shpejtë. Për fat të keq të rinjtë i marrin këto përgjegjësi shumë më vonë. Në këtë mënyrë në bazë të kërkimeve dhe studimeve të kryera mund të thuhet me bindje se mosha e cila përcakton një person duke e konsideruar atë si të rritur është pikërisht 24 vjeç.