Studimi përfaqëson një hap shumë të rëndësishëm në kurën ndaj fobive dhe të çrregullimeve të provokuara nga stresi. Teknika bazohet mbi një proteinë që ka një rol thelbësor në zonën e kujtimeve. Falë kësaj ‘proteine të kujtesës’ është e mundur të pastrosh mendjen nga traumat dhe obsesionet.
Edhe pas fundit të një historie dashurie, për të mos vuajtur më, mund të fshihen kujtimet e ish-it, njësoj si kanë bërë Kate Ëinslet dhe Jim Carrey në filmin"Se mi lasci ti cancello".Kërkuesit bëjnë me dije se vetëm kujtimet traumatike mund të eleminohen.
“Kujtesa është mjeshtre e jetës dhe është thelbësore për mbijetesën dhe përshtatjen, por duke eleminuar kujtimet e dhimbshme, si ato që kanë lidhje me luftën, ose frikën e madhe, mund të përmirsohet cilësia e jetës për shumë persona”- thotë Joe Tsien.
Studiuesit amerikanë mendojnë për mundësi aplikimi të kësaj teknike tek veteranët e vietnamit, për të fshirë eksperiencat e dhimbshme që ka lënë pas lufta. Kërkuesit, deri tani kanë arritur suksese në eksperimentet ndaj kavieve dhe proteinës alfa-CaMKII. Doktor Tsien, ka shpejguar se mund të kalojnë vite para se teknika të përdoret për të njëjtin qëllim në trurin njerëzor.
Gazeta: Shekulli