Shkencetaret thone se mund te vdesesh nga dashuria. Kur nje prej partnereve te ciftit mbetet vetem, sigurisht nese eshte ne moshe te thyer, ka shume mundesi qe te takoje shume shpejt ne boten tjeter njeriun e dashur.Zbulimi erdhi pas një studimi të ekspertëve skocezë, të kryer të 58 mijë cifte të martuarish. Studimi nisi prej vitit 1991 dhe u pa se 40 përqind e grave dhe 26 përqind e burrave vdiqën në një periudhë tre-vjecare, pasi kishin mbetur të vetëm. 12 përqind e personave vdiqën në të njëjtën ditë që vdiq edhe partneri i tyre.
Kush mbetet i/e ve, ka nevojë për ndihmë
Mesazhi që arrin nga ky studim është shumë i qartë: Nuk ka rëndësi se përse ka vdekur një prej partnerëve; tani duhet treguar shume kujdes për vejanin apo vejushën. Ata kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje sepse ndodhen në gjendje emotive të dobët.