Shkencetaret prane vaksines se kancerit

Shkencetaret, prane 'vaksines' se kancerit
Shkencëtarët kanë zhvilluar një teknikë të veçantë, e cila mund të bëjë të kurueshëm 100% të gjitha format e kancerit, informoi gjatë pasdites së sotme e përditshmja ruse “Pravda”. Pavarësisht studimeve të thelluara që janë bërë për sëmundjen që shkakton çdo vit vdekjen e tetë milion personave dhe 13% të të gjitha vdekjeve totale, ende dihet shumë pak për këtë sëmundje.

Sipas mjekëve, gjenetika dhe faktorët e jashtëm, si rrezatimet janë shkaktarë të 15-20% të rasteve, me pjesën tjetër ku fajin e ka mënyra e ushqimit, duhani dhe alkooli apo faktorë të tjerë si mungesa e aktivitetit apo stresit. Megjithatë, pavarësisht shkakut, sipas shkencëtarëve rusë është e mundur që sistemi ynë imunitar të forcohet artificialisht në atë mënyrë që të luftojë vetë dhe me sukses kancerin.

”Mendojmë se kemi arritur të gjejmë se përse sistemi ynë imunitar nuk është aktualisht në gjendje që të luftojë tumoret”, deklaroi Sergey Bugrov, drejtuesi i skuadrës së kërkuesve. “Gjithashtu, besojmë se jemi pranë gjetjes së mënyrës se si sistemi ynë imunitar mund të bëhet efektiv dhe të shkatërrojë çdo qelizë kancerogjene që në fillim”.

Në kurat e deritanishme, ilaçe të fortë godasin qelizat kancerogjene, por kimioterapia nuk është në gjendje të identifikojë qelizat e sëmura nga ato të shëndetshme. Kura të tjera privojnë qelizat kancerogjene nga oksigjeni, por ato janë në gjendje të vazhdojnë të jetojnë duke prodhuar një substancë me përmbajtje nitrogjeni, të quajtur adenosit.

”Kemi testuar disa mjekime dhe besojmë se po arrijmë të gjejmë një mënyrë se si të vëmë në gjumë substancën e adenosite”, shtoi Bugrov. “Nëse kura do të arrijë të zhvillohet, atëherë ajo do të bëjë mjekimet tradicionale si kimioterapia të afta të shkatërrojnë të gjitha qelizat kancerogjene, që të mbetura pa oksigjen nuk do të kenë mënyra të tjera jetese”. Shkencëtari rus pranoi se kurat e provuara deri tani në disa kafshë kanë rezultuar të suksesshme dhe të dhëna në formë vaksine, kanë bërë që speciet të bëhen imune ndaj çdo forme kancerogjene.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama