Falë zbulimit të kockës së një mamuti që mbante palcën, shkencëtarët rusë dhe ato japonezë do të lançojnë vitin e ardhshëm një plan për të klonuar kafshën për 5 vite. Projekti, bazuar në atë çka thuhet nga e përditshmja japoneze Kyodo News, i përket universitetit të Kinki dhe muzeut të mamutëve të Republikës së Sakha. Objektivi është ai që të zëvendësohen bërthama e një veze elefanti me atë që do të nxirret nga eshtra duke i dhënë jetë në këtë mënyrë një embrioni me karakteristika prehistorike, të cilat më anë të implantimit do të vendosen në mitrën e një elefanti femër.