Një ekip shkencëtarësh kryesuar nga Tomislav Domazet-Loso i Kroacisë ka njoftuar një metodë të re në studimet evolucioniste, që quhet filostratigrafia genomike. Duke propozuar se genet e çdo organizmi të gjallë mbajnë një regjistrim të krejt historisë evolucionare të species, ekipi zhvilloi një teknikë për deshifrimin e këtij regjistrimi. Shkencëtarët thonë se metoda mund të përdoret për të trajtuar disa nga problemet më enigmatike në kërkimin evolucionar.
Marre nga : Setimes.com