Sigurisht diçka e tillë do kishte një efekt të menjëhershëm dhe dramatik. Brenda pak vitesh temperaturat globale do ktheheshin në nivelin e 250 viteve më parë, përpara se revolucioni industrial të niste punën për të hedhur dioksid karboni në ajër, çka solli rritjen e temperaturave. Por askush nuk e di se cilat do ishin efektet anësore. Në mënyrë të pandërgjegjshme mund të ndryshohej sjellja e motit dhe sasia e shiut që bie. Në raportin e përgatitur nga shkencëtarë në zë nga Britania, SHBA e Italia, ka edhe të tjera propozime, që të gjitha shkojnë në një pikë: të ndërhyhet për të ndryshuar klimën në mënyrë artificiale. Të luash rolin e Zotit nuk është dhe aq e lehtë, sidomos kur nuk e di si do përgjigjet natyra.