“Nuk kam pasur kurrë kohë për të kërkuar vajzën ideale, e vetmja mundësi në këtë pikë ishte të ndalesha e të shfrytëzoja teknologjinë”- ka shpjeguar i riu për tabloidët anglezë. “Si një grua e vërtetë(por me silikonë dhe plot me mikrocipa) ajo arrin të reagojë nëse e prek nëpjesë të ndryshme të trupit. Nëse e shtrëngon shumë fort, ajo reagon duke të dhënë edhe një shpullë”- thotë më tej ai. Robori grua deri tani nuk është programuar për të bërë partneren seksuale. “por softëare i saj mund të riprogramohet në mënyrë të tillë që të simulojë ehde një orgasmë”.
Krijuesi, që tashmë jeton me të vëllanë ka pësuar një infarkt nëntorin e vitit të shkuar dhe ka thënë se nëse mund t’i ndodhë të sëmuret në të shkuarën, duhet të Aiko të kujdeset për të. “Është shumë e duruar dhe nuk ankohet asnjëherë”- thotë ai, duke shtuar se tani ëhstë në kërkim të një shoqërie që të mund ta sponsorizojë për të kompletuar krijesën e tij. Sa për të, thotë që nuk ka nevojë për pushime, pasi punon 24 orë në ditë. Me pak fjalë, është gruaja perfekte.
Gazeta: Shekulli