Shkencetarja shqiptare qe flet me njerezit ne koma

Shkencetarja shqiptare qe flet me njerezit ne koma

Vite më parë ishte një fëmijë i zakonshëm, por me një dëshirë të paepur për të lexuar.  Më vonë shfaqi shumë talente. Pikturonte dhe sfilonte, duke mos lënë kurrë pas dore shkollimin dhe duke u kapur fort pas ëndrrës së saj, atë të studimeve jashtë vendit.

Tashme, plot 16 vite pas largimit nga Tirana, Lorina Naçi është një ndër shkencëtaret e rralla shqiptare. Ajo komunikon me njerëzit në koma. Edhe pse në një moshe mjaft të re, Lorina mbart një CV mjaft të pasur. Ajo u diplomua në vitin 2002 për psikologji dhe pikturë në Universitetin e Giorgias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të njëjtin universitet kreu edhe masterin shkencor për Inteligjence Artificiale. Gjatë kësaj kohe, Lorina Naçi vendosi për doktoraturën, ku nga rezultatet e shkëlqyera të studimeve u ftua në Universitetin e Cambridge dhe u specializua në neuroshkencë.

E vlerësuar për arritjet e saj në fushën akademike, në vitin 2011 udhëtoi me bashkeshortin e saj drejt Kanadasë, ku të dy morën ftesën për të punuar në universitetet kanadeze. Në fazen post-doktorale ajo u bë pjesë e një grupi shkencëtarësh, arritja më e madhe e të cilëve ishte zbulimi se njerëzit në koma mund të komunikojnë me të afërmit e tyre. Lajmi se një shqiptare ishte pjesë e ketij grupi pushtoi mediat prestigjioze botërore, të cilat vlerësuan me nota shumë pozitive shkencëtaren shqiptare Lorina Naçi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama