Shkëndija e Tetovës ka fituar mbrëmjen e së enjtes me rezultatin 2-0 ndaj Krakovës, në sfidën e vlefshme për turin e parë eliminator të Ligës së Europës.
Ky rezultat e bën edhe më të lehtë takimin e kthimit për kuqezinjtë. Tifozët e kësaj skuadre njihen për mbështetjen që i japin ekipit të tyre. Edhe pse ndeshja luhet ndaj ekipit polak, në shkallët e stadiumit të Shkupit dëgjohen thirrjet "O sa mirë me qenë shqiptar".
Tifozët e këtij ekipi i kanë kushtuar Kombëtares shqiptare të futbollit edhe një banderolë: "Ti Shqipëri me jep nder, më jep emrin shqiptar".
Shkëndija e Tetovës fitoi disa javë më parë edhe në Kupën e Maqedonisë, duke mundur Rabotniçkin në finale me rezultatin 2-0.