Shkëndija zbret me këmbë në tokë. Skuadra tetovare ka pësuar sot një humbje 1-0 në javën e 29-të të kampionatit të Maqedonisë, duke mbetur kështu thuajse përfundimisht jashtë garës për titull.Me humbjen e sotme skuadra shqiptare tani është pesë pikë më pak në krahasim me Vardarin i vendit të parë. Ndeshja e sotme e luajtur në stadiumin "Filipi i II" u voendos në pjesën e parë me një gol të shqiptarit Jasir Asani në minutën e tetë.
Shkëndija pati disa raste shumë të mira në pjesën e dytë, por ka shpërdoruar shumë mundësi të mira shënimi. Deri në fund kanë mbetur të luhen edhe tre javë, por mesa duket çeshtja titull duket e përfunduar.