Shkoder 50 vjet festival femijesh

Shkoder, 50 vjet festival femijesh
Prej mbrëmjes së të mërkurës është çelur në Shkodër Festivali i 50 Kombëtar i Këngës për Fëmijë. Skenografia krejt ndryshe nga vitet e kaluara, duke u zhvendosur nga Teatri “Migjeni” te rruga pedonale, pjesëmarrja nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe prezenca e zërave më të mirë, ka bërë që ky festival të ofrojë te spektatorët, por jo vetëm, momente të veçanta. Drejtori artistik i këtij festivali, Kujtim Alia, shprehet se festivali përveç skenografisë do të ketë surpriza dhe zëra të veçantë.

Ndërsa regjisori i këtij festivali, Osman Mula, shprehet se fakti që ky festival po zhvillohet në ambient të hapur, krijon idenë se tashmë ky event po merr më shumë trajtën e një feste të madhe në Shkodër se sa të një festivali. Në këtë festival këndohen 24 këngë të reja dhe 48 këngë të zgjedhura ndër vite dhe do të interpretojnë rreth 80 këngëtarë “live”. Në këtë aktivitet marrin pjesë fëmijë të moshave të ndryshme, jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga Kosova, Mali Zi dhe Maqedonia, duke i dhënë këtij festivali formatin e një aktiviteti kulturor mbarëkombëtar. Festivali po ndiqet me shumë interes jo vetëm nga qytetarë të Shkodrës, por dhe shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve shqiptare. Sot, do të kurorëzohen fituesit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama