Shkoder Basha Me 20 shkurt te gjithe ne protesten paqesore leksion demokracie qeverise

Shkoder, Basha: Me 20 shkurt te gjithe ne protesten paqesore, leksion demokracie qeverise

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha, pasditen e sotme zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Demokratike në qytetin e Shkodrës prej nga kërkoi mbështetjen e gjithë qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës së 20 shkurtit në Tiranë kundër premtimeve të pambajtura të dyshes Rama-Meta.

”Kur ke përballë një qeveri që injoron ligjet e vendit, kur injoron Gjykatën Kushtetuese, kur nuk do t’ia dijë për opozitën, e vetmja mënyrë për t’u përballur është vërshimi në rrugë kundër të gjithë mashtrimeve. Ky është leksioni i vërtetë për të gjithë politikanët”, theksoi Basha gjatë fjalës së tij.

Në fjalën e tij para të rinjve Basha i cilësoi ata si forcën më të madhe të Partisë Demokratike, në një kohë të zymtë si kjo e sotmja ku sipas kreut të PD, ‘vendi bombardohet çdo ditë me lajme që flasin vetëm për përkeqësim të gjendjes ekonomike dhe shoqërore, vetëm për rënie të treguesve të punësimit, zhvillimit, konsumit, investimeve dhe vetëm për rritje në krahun tjetër’.

Basha theksoi se protesta e 20 shkurtit do të jetë paqësore, sipas tij, ashtu siç u ka hije demokratëve shqiptarë për t’i dhënë një leksion demokracie oligarkëve të rinj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama