Shkoder perkujtohet 100-vjetori i lindjes se Migjenit

Shkoder perkujtohet 100-vjetori i lindjes se Migjenit
Angjelina Ceka që është e mbesa, por edhe të gjithë shqiptarët, i përulen edhe sot e kësaj dite me nderim. Ata kanë mësuar që të vegjël në librat e shkollës vargjet e forta të Migjenit, poetit të madh, të cilit i është përkujtuar në Shkodër 100-vjetori i lindjes. Me këtë rast, në Universitetin e Shkodrës, është zhvilluar një konferencë shkencore, ku e mbesa Angjelina theksoi se figura e Migjenit mbetet edhe sot tepër aktuale.

"Ai me dëshirë të madhe thotë se kur dielli ka me ndrru drejtimin, ka me dit nga perëndimi. Migjeni është trajtuar midis mendimeve të një poeti orientalist të lindjes, por edhe Migjeni perëndimor",tha Angjelina Ceka, mbesa e Migjenit.

Ndërsa rektori i Universitetit Prof.Dr Artan Haxhi, vleresoi kontributin e jashtezakonshem te Millosh Gjergj Nikolles i cili qe me botimet e para hyri ne rendin e shkrimtareve dhe letrareve me te mire shqiptare, duke fituar dhe vendin e tij te pazevendesueshem ne literaturat shkollore te te gjitha cikleve ne letersine dhe gjuhen shqipe.

"Sot po përkujtojmë dhe nderojmë Migjenin, po bashkë me të le të kujtojmë të gjithë ata shkrimtarë, dijetarë, intelektual shkodranë që jo vetëm i kënduan Shkodrës dhe i dhuruan asaj hymnet më të larta, por edhe iu përkushtuan me zemër dhe shpirt asaj", tha Artan Haxhi, Rektor i Universitetit"Luigj Gurakuqi".

Në 100 vjetorin e lindjes së Migjenit u vlerësua edhe një aspekt jo shumë i njohur i veprimtarisë së tij që ka të bëjë me kontributin për hapjen e gjimnazeve në Shkodër dhe Tiranë. Studiuesit gjithashtu sollen ne kendveshtrime te ndryshme vepren e Millosh Gjergj Nikolles, si poet, realist, filozof, illuminist, i cili mbi te gjitha vinte ne qender te vepres se tij shqiptarin e thjeshtë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama